Kampi i Mbappes mohon se ka arritur ujdi me Real Madridin

Kylian Mbappe është raportuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Megjithatë, nga kampi i Mbappes është thënë se nuk ka asnjë ujdi të arritur me klubin nga Madridi i Spanjës.

Nga 1 janari është hapur afati kalimtar i transferimeve, dhe kjo ka shkaktuar menjëherë thashetheme për të ardhmen e sulmuesit francez, i cili do të jetë lojtar i lirë në qershor kur t’i përfundon kontrata aktuale me Paris Saint-Germainin.

“Nuk ka asnjë marrëveshje rreth të ardhmes së Kylian, veçanërisht pasi nuk ka filluar diskutime për të, sipas kampit të Kylian Mbappe. Asnjë lloj ndikimi nuk mund të diktojë gjithashtu kohën e diskutimit, reflektimit apo vendimit të Kylian”, ka shkruar gazeta franceze RMC, transmeton Klankosova.tv.

Mbappe përveç nga Real Madridi, po kërkohet edhe nga klubet e Premier Leagues. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share