Kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi pasi keqpërdori kartelën bankare

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është parashtruar padi penale ndaj 23-vjeçarit A.T. nga Shkupi.

I njëjti dyshohet për “prodhim dhe përdorim të kartelës së rreme bankare”.

“I raportuari, gjatë muajit mars 2022 ka marrë në mënyrë të kundërligjshme të dhëna bankare nga një kartelë e vërtetë bankare si dhe të dhëna personale nga poseduesi, pas së cilës i ka përdorur për të kryer 16 transaksione të paautorizuara për blerje/pagesë të shërbimeve të ndryshme, në vlerë totale prej 31.659 denarëve. Në këtë mënyrë ai është pasuruar në mënyrë të kundërligjshme”, thonë nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share