Kalifornia veriore nën pushtetin e flakëve

Mijëra persona janë evakuuar dhe dëmet janë të mëdha, gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në disa qarqe

Një zjarr në Kaliforninë veriore ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Autoritetet bëjnë të ditur se mbi 4 mijë hektarë tokë janë djegur duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve disa prej të cilëve morën plagë të rënda.

Zjarri, i quajtur Zjarri i Mullirit, filloi të premten gati 230 milje në veri të Sacramentos. Zjarrfikësit aktualisht kanë vendosur në kontroll vetëm 20% të flakëve, sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni. Rreth 100 shtëpi dhe ndërtesa u raportuan të shkatërruara nga zjarri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qarkun Siskiyou. Deklarata e autoriteteve do t’i ndihmojë banorët të kenë akses në ndihmën federale. Reuters raporton se ka shkaktuar dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Zyrtarët lokalë thanë se njerëzit duhet të planifikojnë “të paktën disa ditë” për të qëndruar larg zonave të evakuuara.

Qarku Siskiyou, shtëpia e Pyllit Kombëtar Klamath, ka një popullsi prej rreth 44,000 banorë . Mendohet se zjarri filloi në një fabrikë druri. Videot e postuara në Twitter nga mediat lokale dhe gazetarët treguan zjarrin duke shkatërruar një ndërtesë industriale në Ëeed, duke djegur tokat pyjore dhe duke u përhapur nëpër zonat e banuara.

Një tjetër zjarr i quajtur Zjarri i Malit po përhapej gjithashtu në të njëjtën kohë në Gazelle, që ndodhet 16 km në veriperëndim të Ëeed dhe që ka djegur rreth 3,400 hektarë tokë. Më shumë se dy dekada thatësire dhe temperatura në rritje, të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike, e kanë bërë Kaliforninë më të prekshme se kurrë ndaj zjarreve. Dy vitet më shkatërruese të regjistruara ishin në 2020 dhe 2021, bazuar në numrin e hektarëve të djegur.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share