Mijëra familje dhe biznese pa energji elektrike, qytetarët paralajmërohen të shmangin udhëtimet
Të paktën 85,000 familje dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Los Anxhelosit, pasi prej disa ditësh shteti i Kalifornisë është pushtuar nga dëbora.
Ngricat dhe temperaturat e ulëta i kanë gjetur të papërgatitur qytetarët e Kalifornisë të cilët janë mësuar me mot të ngrohtë e me diell. Ata kanë hasur vështirësi në përditshmërinë e tyre që nga ngrohja e deri tek udhëtimet për në punë.
Në qytetin e San Franciskos banorët janë paralajmëruar nga autoritet të shmangin udhëtimet deri ditën e mërkurë. Situata më e vështirë paraqitet në Los Angelos mbetet më e vështirë. Për shkak të motit të keq shumë akse rrugore janë mbyllur përkohësisht.
Edhe para stuhisë së fundit, pjesa më e madhe e Kalifornisë kishte përjetuar një dimër jashtëzakonisht të ftohtë dhe jo shumë tipik për një shtet që kishte kohë që vuante nga thatësirat dhe zjarret.
Klan News