Erdogan bie nën 50% – Turqia drejt rrethit të dytë të zgjedhjeve për president?

Ka rënë nën 50% numri i votave të grumbulluara nga kandidati dhe presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përcjell Klan Macedonia. Ky rezultat vjen pas hapjes së 95% të kutive të votimit dhe mbi 85% të votave të numëruara. Erdogan deri tani ka 49.76% të votave përballë kundërkandidatit nga opozita, kemnal kilicdaroglu që deri tani ka grumbulluar 44.48% të votave.

Pak mëherët në një dalje para medieve, kryetari i Stambollit, Ekrem imamoglu deklaroi se Turqia do të ketë presidentin e 13-të me radh, kandidatin opozitar Kilidaroglu, përcjell KlanM.

Ndërkaq edhe Presidenti i Turqisl, Erdogan iu dretjua opinionit duke kërkuar prej mbështetësve të tij të qëndrojnë pranë kutive të votimit për të shmangur çdo parregullsi./KlanMacedonia

 

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share