Kaevski: LSDM mbron interesat kombëtare, VMRO duhet të jep përgjegjësi dhe të ndalojë së punuari për interesat e të tjerëve  

Deputeti i LSDM-së Darko Kaevski thotë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM punon në mbrojtje të interesave kombëtare shtetërore ndërsa partia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE thurrin gënjeshtra se do të fshihet gjuha maqedonase se populli do të asimilohet dhe se shteti do të bullgarizohet. Kaeski gjithashtu thotë se Mickoski dhe VMRO duhet duhet të tregojë përgjegjësi dhe të ndalojë së punuari për interesat e të tjerëve, transmeton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Qeveria e udhëhequr nga LSDM është e përkushtuar në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare. 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 Në zgjidhjen e çështjeve me Bullgarinë, qeveria, institucionet nuk devijojnë nga vijat e kuqe të përcaktuara me Rezolutën e miratuar në Kuvend nga deputetët e të gjitha partive politike.

Në një periudhë kur vendoset për procesin e eurointegrimit të shtetit, Mickoski dhe VMRO-DPMNE i shtuan lajmet e rreme dhe veprimet destruktive.  Mickoski dhe VMRO-DPMNE gënjejnë paturpësisht se do të fshihet gjuha maqedonase, se populli do të asimilohej dhe shteti do të bullgarizohej. Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të ndalojë së punuari për interesat e të tjerëve, deklaroi Darko Kaevski deputet i LSDM-së

Qytetarët, shteti nuk e meritojnë partinë më të madhe opozitare për t’i dëmtuar vetëm për hir të përmbushjes së interesave personale dhe partiake. Është koha që Mickoski dhe VMRO-DPMNE të kërkojnë falje qytetarëve, e më pas të ndalet veprimi i dëmshëm në interesat shtetërore dhe kombëtare./KLanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share