VMRO-DPMNE akuza pushtetit: Nuk punohet sa duhet për personat me nevoja të veçanta

LASOSKA: TË BËHEN ANALIZA A DUHET TË KTHEHEN KLASAT SPECIALE

VMRO – DPMNE akuzon pushtetin se nuk punon mjaftueshëm për personat me nevoja të veçanta.

Gjatë panel diskutimit “Në Maqedoni duhet të ketë vend dinjitoz për personat me sfida”, Ivica Tomovski nga VMRO tha se, vendi duhet të jetë më i denjë për jetesën e personave me aftësi të veçanta dhe sipas tij, kjo duhet të bëhet duke u dhënë mbështetje direkte atyre dhe familjeve të tyre, përmes punësimit direkt dhe përmes përfshirjes së tyre në sistemin arsimor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Hapi i dytë, përkatësisht punësimi, këta persona duhet të jenë në tregun e punës dhe atë planifikojmë ta bëjmë përmes stimulimit të kompanive private të cilat do të punësojnë persona me nevoja të veçanta dhe invaliditet, ndërsa njëkohësisht në bazë të asaj adaptim të plotë të vendeve të punës që u takojnë këtyre personave. Hapi i tretë është arsimi, përkatësisht përfshirjen e këtyre personave në procesin  arsimor” – tha Ivica Tomovski, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, duke folur për ligjin për arsimi për personat me nevoja të veçanta, deputetja Blagica Lasoska tha se, nevojitet që të bëhet një analizë e mirë se a duhet të kthehen paralelet speciale.

Sipas saj, shkollat e tilla të specializuar janë të nevojshme sepse aty detektohet aftësia e këtyre personave.

“Një mësimdhënës i cili ka një grup prej 20 nxënësve fizikisht është e pamundur t’i kushtojë vëmendje të plotë atij personi dhe t’i lë anash 19 nxënës të tjerë, ne duhet ta kthejmë atë si diçka që ka qenë praktikë e mirë, si diçka që ka dhënë rezultate, atë e thonë edhe mësimdhënësit edhe prindërit. Sepse ajo ka qenë praktikë e mirë diçka që jepte rezultate, diçka prej së cilës personat me nevoja të veçanta dalin me aftësi të caktuara dhe gjejnë vend në tregun e punës” – tha Blagica Lasoska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, magjistrja e edukimit special dhe rehabilitimi, Katerina Angelova, tha se pushteti nuk ka bërë analiza për gjendjen në terren para se të vendoset sistemi i inkluzionit total dhe nuk janë konsultuar asnjë profesor nga katedra e edukimit special dhe rehabilitimit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share