Kabineti i Kryeministrit: Për shkak të agjendës – S`mund t`i përgjigjemi pozitivisht ftesës për vizitë në Kiev

Kabineti i Kryeministrit Dimitar Kovaçevski për Klan M ka theksuar se për shkak të agjendës së ngjeshur, Kryeministri nuk ka mundësi që pozitivisht t`i përgjigjet ftesës së Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviqit, për vizitë të përbashkët në Kiev, bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Ftesa ka të bëjë me periudhën kur agjenda e Kryeministrit është shumë intensive dhe për shkak të pamundësisë që të pësojë ndryshime, fatkeqësisht nuk kishim mundësi që pozitivisht të përgjigjemi. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin e guximshëm ukrainas është e padiskutueshme. Falënderojmë për ftesën e vizitës për të cilën besojmë se së shpejti do të realizohet” – thuhet në përgjigjen për Klan Maqedoni nga Kabineti I Kryeministrit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share