Varrimi i Elizabeth ll – në ceremonin mortore i pranishëm edhe Pendarovski

FTESË NUK KA MARRË PUTIN, ZELENSKY NUK ARRITI TË UDHËTOJ SHKAKU I LUFTËS

Presidenti Stevo Pendarovski me bashkëshorten Elizabeta ishin më mesin e 2000 të ftuarve të pranishëm për ceremoninë mortore në Londër. Në këtë rast nuk ishte i ftuar presidenti rus Vlladimir Putin pavarësisht se kishte periudhë kur Londra zyrtare dhe Moska kishin raporte të mira. Mirëpo lufta në Ukrainë , në të cilën Britania kundërshtoi fushiqshëm seriozisht i i ka ftohur marrëdhëniet ndërsa autoritetet britanike iu bashkuan sanksioneve evropiane dhe ato amerikane kundër Kremlinit.

Presidenti Stevo Pendarovski me bashkëshorten e tij ceremoninë e vorrimit të Mbretreshës Elizbaet e ka ndjekur nga Westminster të ulur afër çiftit Makron dhe në afërsi të presidentit të Malit të Zi,  Gjukanoviç.  Në kishë të pranishëm ishin Presidenti amerikan Bajden, kryeministri kanadez Trudo, kryeministri I Australisë dhe të Zelandës së Re dhe shumë të tjerë. Para të pranishmëve u drejtua kryeministrja e re e Britanisë Liz Trus e cila me mbretëreshën u takuan vetëm dy ditë para vdekjes së saj, ndërsa ceremoninë e kane ndjekur disa paraardhës të saj në mes të cilëve Boris Xhonson, Tereza Mej, Dejvid Kameroon, Toni Bler..

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zemra jote le të jetë e qetë, besove në Zot dhe në mua, ka mjaft vend në dhomën e babait tim, do të përgatis një vend për ty… “ – deklaroi Lizz Trus.

Në mesin e shumë politikanëve dhe përfaqësuesve të shteteve të ndryshme, në funeralin e mbretëreshës Elizabeth, nuk u futa presidenti rus Vladimir Putin, politikën dhe agresionin e të cilit në Ukrainë autoritetet britanike e kundërshtuan ashpër, duke i dërguar mbështetje të hapur dhe ndihmë ushtarake popullit ukrainas. Në mes vendeve të cilat nuk kanë marrë ftesë janë edhe Bjellorusija, Afganistani, Mijanmar, Nigerija dhe Zimbabve. Në Londër  nuk udhëtoi as presidenti ukrainas,  Volodimir Zelenssky për shkak të luftës në vendin e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share