Ka shpërndarë video pornografike të një fëmiju 15-vjeçar, arrestohet gostivarasi

PPTH: TELEFONI I TIJ ME VIDEO DHE FOTOGRAFI PËR T’I SHPËRNDARË 

30 vjeçari nga Gostivari dyshohet se ka prodhuar pornografi për fëmijë duke xhiruar marrëdhënie seksuale me një fëmijë 15 vjeç. Policia ka kapur në telefonin e tij video dhe fotografi të xhiruara të cilat i ruante për t’i shpërndarë.Prokuroria ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë për fëmijë nga neni 193a paragrafi 1 i Kodit Penal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në periudhën prej vitit 2022 deri më 26.06.2023 në Gostivar, i dyshuari ka prodhuar pornografi për fëmijë, duke filmuar në disa raste marrëdhënie seksuale me një fëmijë viktimë 15-vjeçare. Materialet video dhe fotot e regjistruara i ruante në memorien e telefonit celular, për t’i shpërndarë, transmetuar dhe ofruar në një mënyrë tjetër” – thonë nga PPTH.

Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, mundësia e pengimit të procedurës penale nga i dyshuari duke ndikuar te dëshmitarët, si dhe rrethana të veçanta që arsyetojnë frikën se do të përsërisë veprën penale, prokurori publik kompetent gjyqtarit të  procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share