Klubi atletikës “Kamjani” nga fshati Kamjan i themeluar në vitin 2020 nga ish kampioni i këtij sporti në shtigjet e shkurta Ibraim Xhemaili, tani më tre vite me radhë me sukses garon në kampionatin vendor të atletikës. .
Klubi atletikës Kamjani për tre vite sa funksionon mund te krenohet punën, numrin e anëtarëve dhe rezultatet e arritura sidomos në kategoritë e reja. Sipas trajnerit Ibraim Xhemaili përkundër kushteve modeste për punë, klubi ka një të ardhme të mire duke pasur parasysh e talenteve te shumë nga të gjitha vendbanimet e komunës së Bogovinës
“Në vitin 2023 posaçërisht te pionierët arritëm që të marrim kupën te djemtë edhe te vajzat vendin e tretë. Kështu që jemi ndër tre klubet më të mira sa u përket kategorisë së pionierëve. Kemi atletë edhe në kategorinë e juniorëve, senior akoma nuk kemi se shkallë, shkallë shkojmë. Por shpresojmë se këto do të ritën dhe do të jemi klub i suksesshëm në të ardhmen” – tha Ibraim Xhemaili, trajner i KA Kamjani.
Në mesin e 40 anëtarëve të këtij klube veçohen 15 talent të cilët me punë dhe disiplinë mund të arrijnë rezultate të shkëlqyeshme në nivel vendi. Në mesin e tyre veçohen edhe Andi Abdiji dhe Diar Xhemaili.
“Ushtroj këtu që nga themelimi i klubit të atletikës, marr pjesë në garat republikane në disiplina 100, 200 dhe 400 metra. Jam kampion në 400 metra te pionierët deri në moshë 16 vjet dhe shpresoj që të arrij rezultate më të mëdha në atletikë” – tha Anid Abdiji.
“Unë vrapojnë në disiplinën 800 metra dhe jam shumë i kënaqur. E kam rezultatin 2 minuta e 42 sekonda” – tha Diar Xhemaili.
Në mungesë të shtegut për atletikë klubi i atletikës Kamjani aktualisht shfrytëzon hapësirat e sallë sportive te shkollës fillore “Sabedin Bajrami” në Kamjan. /tvklan.mk/