Ka gjuajtur me molotov, arrestohet edhe një protestues në Shkup

Sot (11.07.2022) policia nga SPB Shkup ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup pas procedurës së shpejtë kundër A.F.(26) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka kryer dy vepra penale, “pjesëmarrje në tubime që do të kryejë krim”, e dënueshme nga neni 385 dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, të dënueshme sipas nenit 288 të Kodit Penal.

“Përkatësisht, më datë 05.07.2022 rreth orës 21:00, gjatë një tubimi të paparalajmëruar të qytetarëve të organizuar përmes rrjeteve sociale, A.F. së bashku me tashmë të arrestuarin J.S., i cili me kallëzim penal është edhe në paraburgim, kanë filluar përgatitjen e “koktejve molotovi” dhe hedhjen e tyre në drejtim të policëve dhe në objektin e Kuvendit të RMV-së.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga punonjësit e policisë së Njësisë së Policisë për Ndërhyrje, A.F. është arrestuar, kundër tij janë siguruar të gjitha provat dhe në koordinim me Prokurorinë Publike Shkup është paraqitur në Prokurori Publik për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share