Kovaçevski akuzon VMRO-në: Për interesa personale bllokon jetesën më të mirë të qytetarëve

VMRO-DPMNE për interesa personale bllokon ardhmërinë evropiane të shtetit dhe jetesën më të mirë të qytetarëve, thotë Kryeministri Dimitar Kovaçevki bashkë me zëvendëskryeministrat dhe ministrat, i është drejtuar publikut.

“Sot sërish u vërtetua se ideologjia e vetme e VMRO-DPMNE-së është – bllokadë dhe izolim, dhe këtë qytetarët pro-evropian as nuk do harrojnë dhe as do ta falin. Kjo bllokadë nuk ka arsye të ndodh. VMRO-DPMNE tregoi se nuk ka argumente, se nuk ka ide për diskutim dhe se nuk udhëhoqën debat. Ata dëshmuan se janë të gatshëm ta bllokojnë ardhmërinë evropiane të vendit për interesa personale dhe kundër jetës më të mirë të qytetarëve dhe kundër qëllimit strategjik – anëtarësimit të plotfuqishëm në BE”, tha Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share