Rugani hero ndaj Frosinone, torinezët mbajnë gjallë shpresat për titull
Juventus ringjall shpresat për titullin kampion në Serie A. Torinezët shënuan një fitore për atak, 3-2 ndaj Frosinone, një triumf që vjen në limitet e kohës shtesë. Bardhezinjtë vuajtën deri në çastet e fundit për tu rikthyer tek 3 pikëshi pas katër javësh. Dushan Vlahoviç shënoi një dopietë golash në këtë 90 minutësh. Fillimisht, serbi kaloi në avantazh Juventusin.
Reagimi i Frosinone ishte i beftë. Kedira dhe Breshjanini përmbysën gjithçka në harkun kohor të 13 minutave, për të kthyer makthet te skuadra e Massimiliano Allegrit.
Juventus gjeti ekulibrat në minutën e 32-të, sërish me Vlahoviç. 24-vjeçari ngjitet në kuotën e 15 golave në kampionat, për të kërcënuar Lautaro Martinez si golashënuesin e elitës së futbollit italian.
Për golin e fitores mendoi Rugani. Mbrojtësi nuhati bukur devijimin e Vlahoviç nga këndi për të shënuar dhe dhuruar fitoren e 17-të për këtë sezon në kampionat. Me këtë sukses, Juventus ngjitet në kuotën e 57 pikëve në vendin e dytë.