Jubileu i Pavarësisë mbledh 2 kuvendet Shqipëri-Kosovë

Mesazhet e Ramës dhe Kurtit për 110-vjetorin e Pavarësisë

120 deputetë të Kosovës udhëtuan drejt Tiranës për t’u bërë bashkë në të parin Kuvend të madh të shqiptarëve. Një mbledhje simbolike për të kujtuar 110-vjetorin e asaj dite ku po njësoj shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës u bënë bashkë për të shpallur Pavarësinë.

Mesazhet e kryetarëve të 2 parlamenteve, por dhe kryetarëve të grupeve parlamentare të partive këndej e andej kufirit, bashkohen tek e njëjta pikë, kufijtë formalë nuk duhet të pengojnë 2 shtetet të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin. Të njëjtin mesazh jep dhe kryeministri Albin Kurti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nëse e ndalim përpjekjen, nëse pushojmë së punuari, menjëherë rrezikojmë. pra rrezik është mosveprimi, jo veprimi”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Rama e nis fjalën duke sjellë disa fakte, për të cilat publikisht nuk ka pasur një analizë sipas këndvështrimit të tij: Fati tragjik i pjesës më të madhe të firmëtarëve të Pavarësisë.

“I takon institucioneve tona, vendosjes aty ky duhet në libra dhe në hapësira të përbashkëta, atyre 40 burrave pa të cilët mexhelisi i historisë sonë nuk dihet se si do të ishte”, ka thënë Rama.

Por Rama ndërsa rendit të gjitha argumentat që dëshmojnë se shqiptarët në të gjitha shtetet e Ballkanit ku janë shumicë a pakicë, janë në një pozicion shumë të favorshëm në raportet me ndërkombëtaret, kujton se mes vetes lufta nuk resht, ashtu si 110 vite më parë.

“Përsëri edhe sot, nuk besoj se shqiptarët më mirë në raport me vetveten”, është shprehur Rama.

2 kryeministrat Rama e Kurti folën dhe për projektet konkrete që janë jetësuar falë marrëveshjeve të firmosura në 8 mbledhjet e përbashkëta të 2 qeverive.

“Kemi tashmë abetaren e përbashkët dhe po punohet për fjalorin e përbashkët. Kemi financuar së bashku fizibilitetin për hekurudhën Durrës-Prishtinë e cila do ta lidhë Durrësin, Portin e Shqipërisë dhe Kosovës me Portin e Thatë në Prishtinë”, ka thënë Kurti.

“Pavarësisht të gjitha llafeve në fillim të 6-mujorit të dytë të vitit të ardhshëm ne do të jemi në kantier, në portin e ri të Porto Romanos. Në 12 Dhjetor, unë shpresoj që të na bashkohen në prezantimin e madh publik të projektit përfundimtar”, ka thënë Rama.

Por në këtë ditë të madhe për të 2 shtetet, Edi Rama mendon se 2 janë personat të cilët i mungojnë kësaj panorame.

“Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot, Hashim Thaçi i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, ka thënë Rama.

Kur kryeministri Rama mori fjalën, kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin lanë sallën. Arsyet i dha në oborrin e Kuvendit.

“U largova për të përfaqësuar popullin opozitar. Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës”, është shprehur Berisha.

Propozimi i ardhur nga mazhoraca socialiste është që mbledhja e radhës mes dy parlamenteve të mbahet në 10 Qershorin e vitit të ardhshëm për të festuar së bashku 145-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share