Jin, anëtari i BTS publikon këngën e parë solo

Ai e shkroi këngën së bashku me grupin e njohur Coldplay

Jin, anëtar i grupit Korean  të djemve BTS, publikoi këngën e tij të parë solo të titulluar ‘The Astronaunt”.

Fabula e kësaj videoja muzikore tregon një alien që e gjen vetën  në planetin Tokë. Gjatë udhëtimit të tij ai ndjen momente gëzimi çka bën që në fund ai ta quajë këtë planet shtëpinë e tij.

Meqenëse është një këngë e bërë me kaq shumë dashuri për fansat, shpresojmë që ‘The Astronaut’ të jetë një dhuratë për të gjithë ju”, -thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kompania muzikore Bighit Music.

Kënga pop rock, e u shkrua nga grupi britanik Coldplay dhe ky është  bashkëpunimi i dytë mes dy grupeve.

Në Qershor, BTS njoftoi një pauzë  nga aktivitetet muzikore në grup për të ndjekur projekte  e tyre solo, por u ribashkuan më 15 Tetor për të kryer një koncert falas në qytetin e Busanit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share