Dua Lipa ndryshon pamje

Rikthehet në Instagram pasi fshiu të gjitha fotot

Dua Lipa ka bërë një ndryshim në pamjen e saj. Këtë e ka treguar përmes fotove të fundit në rrjetet sociale. Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte kohë që qëndronte brune, por së fundmi ajo ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve dhe t’u japë atyre një nuancë të kuqe.

“A të ka marrë malli për mua?”, është mbishkrimi që shoqëron këtë foto të publikuar nga artistja me origjinë shqiptare.

Ndjekësit kanë vërshuar me komplimente të shumta për artisten e njohur. Pak ditë më parë, Dua Lipa fshiu të gjitha fotot dhe videot nga Instagrami i saj duke ngjallur dyshime mes fansave, se 28-vjeçarja me origjinë shqiptare po përgatitet për një projekt të ri muzikor.

Tv Klan

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share