Jeta triumfon! I mbijetuari nxirret nga rrënojat 167 orë pas tërmetit në Turqi

Members of a Greek rescue team work on the site of a collapsed building, as the search for survivors continues, in the aftermath of a deadly earthquake, in Hatay, Turkey February 11, 2023. REUTERS/Kemal Aslan

Një javë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë, shpresat nuk janë shuar për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

Pas plot 167 orësh, një burrë është shpëtuar nën rrënoja në Antakya në provincën Hatay të Turqisë Jugore. Sipas një videoje të publikuar, pasi është shpëtuar, burri ka përqafuar ekipet e kërkim-shpëtimit.

Më herët të dielën, një grua 55-vjeçare u nxorr nga rrënojat pas 159 orës, ndërsa një 85-vjeçare u shpëtua pas 152 orësh e bllokuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Po ashtu një 25-vjeçar sirian dhe një fëmijë u shpëtuan gjithashtu në Hatay rreth 151 dhe 152 orë pas goditjes së tërmetit.

Agjencia Shtetërore e Lajmeve Anadolu, raporton se të paktën 41 persona u shpëtuan nga nën rrënojat në Turqi midis orës 141 dhe 163 pas goditjes së tërmetit./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share