Jerusalem/ Një person i armatosur hap zjarr në autobus, disa të plagosur nga të shtënat

Të paktën 8 persona janë plagosur pasi një person i armatosur ka hapur zjarr në një autobus në Jerusalem. Autori i dyshuar i ngjarjes hapi zjarr teksa pelegrinët po ktheheshin nga lutjet në vendin e shenjtë. Dy persona, mes tyre një grua shtatzënë, janë në gjendje kritike për jetën.

Në momentin e ngjarjes personi i armatosur është larguar nga vendi i ngjarjes, por sipas informacioneve paraprake BBC News mëson se është dorëzuar.

Shërbimet e urgjencës izraelite thanë se personi i armatosur kishte në shënjestër një autobus pranë Varrit të Mbretit David dhe një parking makinash pranë Murit Perëndimor të Jerusalemit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shoferi, Daniel Kanievsky, u tha mediave lokale se autobusi i tij ishte plot në momentin e të shtënave.

“Të gjithë zbritën në dysheme, duke bërtitur”, tha ai.

Gruaja shtatzënë është qëlluar me plumb në stomak. Ajo bëri një operacion urgjent cezarian, me foshnjën e raportuar të jetë në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Po ashtu edhe një mashkull, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë dhe qafë mbetet gjithashtu në gjendje kritike për jetën.

Autori i dyhsuar i kësaj ngjarje thuhet të jetë një palestinez banor i Jeruzalemit Lindor.

Sulmi vjen një javë pasi 47 persona u vranë në Rripin e Gazës për tre ditë pasi forcat izraelite shënjestruan udhëheqësit e Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ) dhe militantët hodhën më shumë se 1000 raketa në Izrael./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share