“Javelin” për Kosovën – Vuçiqi viziton intelegjencën ushtarake serbe!

VUÇIQ: AMERIKA IA BËN USHTRINË KOSOVËS!

Furnizimi me armë për Prishtinën ka për qëllim që në tërësi të fshihen gjurmët e Serbisë dhe popullit serb në Kosovë – ka thënë Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite në Qendrën Operative të Agjencisë ushtarake të Sigurisë.

“Duke shkelur Rezolutën 1244 cënojnë sigurinë rajonale. Pa prodhim vetanak, ushtria e Kosovës bashkë me policinë, në këtë moment kanë 223 automjete të blinduara dhe kanë në plan ta rrisin në 350. Aty ka “gardian”, “hamer” por ka edhe prodhime turke “vuran”, “kirpija”, “kobra” dhe “amber”, gjithë janë automjete turke” – tha Vuçiq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas tij, Rezoluta 1244 parasheh demilitarizimin e Kosovës.

“Ata ua bënë ushtrinë dhe vazhdojnë t`ua bëjnë ushtrinë. Nuk jemi të fortë sikurse Amerika, Gjermania, Turqia, por mund t`i themi gjithë botës se po shkelen normat ndërkombëtare, pork jo atyre nuk u intereson. Forcat e sigurisë së Kosovës transformohen nën patronazhin e SHBA-së, kurse duhet të kenë 5.500 pjesëtarë”   – deklaroi Vuçiq.

Komentet e president serb vijnë pasi Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Bëhet fjalë për 246 raketa kundërtanke të këtij lloji, që prodhohen nga SHBA-ja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka besim të plotë që Kongresi amerikan do ta mbështesë Kosovën në kërkesën e saj për të blerë raketa kundërtanke, Javelin. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share