Java kyçe për furnizimin me gaz

EMV: KEMI RRITUR PRODHIMIN E RRYMËS ELEKTRIKE

Deri në fund të javës duhet të dihet se me cfarë çmimi dhe kudo të sigurohet gazi për energjinë termike nga 1 Nëntori. Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një prononcim për Servisin Publik tha se nga kontaktet e VMRO-DPMNE-së deri tani janë marrë dy oferta – për furnizim me gaz me çmim së paku dyfish më të ulët se sa është çmimi aktual dhe për mazut me çmim më të ulët për 80 euro për një ton se sa që paguhet aktualisht.

Por, nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut, dje thanë se me siguri nuk ka oferta për gaz nga kompanitë që si propozim I rekomandoi lideri I opozitës. Vasko Kovacevski nga EMV-ja tha se ka nbërritur një ofertë nga kompania “Makpetrol” për sasitë e nevojshme gjatë Nëntorit, duke shtuar se presin edhe oferta tjera.

Ndërkohë, derisa pritet furnizimi me gaz, EMV-ja sot njoftoi se kanë rritur prodhimin e rrymës elektrike.

“SHA EMV më 17.10.2022 ka prodhuar 12.660 MWh rrymë elektrike. Në Terocentralet Manastir, Osllomej dhe Negotinë janë prodhuar 12/253 MWh, kurse nëpër hidrocentralet dhe në Bogdancë janë prodhuar 407 MWh”, thonë nga EMV.

Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se me rritjen e prodhimit gjatë ditës së djeshme tërëisht kanë kënaqur nevojat për rrymë të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share