Java e infermierisë/ Largohen infermieret – të reagojmë para se RMV-ja të bëhet vend pa motra medicinale!

Mesazhet e fuqishme për autonominë e profesionit, ambientin e shëndoshë dhe kushte më të mira të punës, pagat dhe përgjegjësitë janë gjërat ku duhet të ketë reagim të shpejtë në mënyrë që Maqedonia e Veriut të mos bëhet vendi pa motra medicinale.

Kështu thonë nga Unioni i Infermiereve duke adresuar shqetësime për largimet drejt Evropës, shëndetësië private, por edhe duke u larguar nga profesioni.

“Kemi të dhëna jozyrtare por në bazë të kërkesave të tyre ndaj Shoqatës sonë për të kompletuar dokumentacionet e tyre për në Evropë, kemi largime të shhumta. Pas COVID-it kishim një periudhë, kur brenda muajit nga 40 infermiere largoheshin nga të gjitha nivelet e shëndetit publik. Problemi nuk është vetëm largimi drejt Evropës, por largohen edhe drejt shëndetësisë private, por largohen edhe nga profesioni”, tha Gordana Beshliovska.

Në këtë manifestim morën pjesë edhe motrat medicinale shqiptare. Thonë se me fanatizëm do të ruajnë këtë profesion të shenjtë.

“Me akademi solemne tradicionale, në të cilën u ndanë mirënjohje  për infermiere më humane, sot në Shkup nisi shënimi i Javës Ndërkombëtare të Infermierisë e cila këtë vit mbahet nga 5 deri më 12 maj nën moton “Infermieret tona”, e ardhmja jonë, fuqia ekonomike e kujdesit”, tha Naxhije Fetai.

Ngjarja e titulluar “Investimi në infermieri për një komb të shëndetshëm – koha e duhur për të lëvizur përpara”, nisi me një bazar donacionesh “Infermieret për infermieret”./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share