Jan Kop: Kompromiset janë të vështira – mirë se vini në Evropë!

RMV-ja DUHET TA MERR TË ARDHMEN NË DUART E VETA

Zhvillimet e fundit për debatet në vend rreth propozimit francez janë komentuar edhe nga Ambasadori I Holandës në Shkup, Jan Kop. Ai thotë se pavarësisht kompromiseve të vështira, ky është një vendim kombëtar I Maqdonisë së Veriut, që hap rrugën drejt BE-së.

“Ky shtet është zotëruesi i fatit të vet, duhet ta merr ardhmërinë në duart e veta. Ky është një vendim kombëtar i Maqedonisë së Veriut. Të vetmen gjë që mund unë ta them është “Mirë se vini në Evropë”. Në agjendën e Bashkimit Evropian të gjitha çështjet e mëdha, si Brexit-i, buxheti, ndryshimet klimatike, refugjatët dhe politika e zgjerimit gjithmonë prodhojnë kompromise të vështira. Në fund askush nuk është i lumtur, por gjithmonë duhet të bëhet një balans i  kësaj mungese të lumturisë. Çdo kompromis është balans i të palumturve. A fiton ky kompromis një garë për bukuri? Jo. Por është një metodë për të ecur përpara” – ka deklaruar Ambasadori holandez në Shkup, Jan Kop.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share