Ja sa shoferë u dënuan dje në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik.

“Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 93 kundërvajtje, prej të cilave gjashtëmbëdhjetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tri sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer. Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri sanksione për automjete të paregjistruara”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB thonë kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa apelojnë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share