Izraeli vendos ushtrinë në kufi me Gazën: Gati për të kryer misionin

Përditësimi i fundit në orën 10:00


Përmbledhje

◼Izraeli thotë se qindra mijëra trupa të ushtrisë janë pranë kufirit me Gazën “gati për të kryer misionin që iu është dhënë”.

◼Pritet që Izraeli të nisë një sulm nga toka në Rripin e Gazës së shpejti. Ushtria thotë se misioni është që “të sigurohen se Hamasi nuk do të ketë asnjë aftësi ushtarake”.

◼Numri i viktimave në Izrael ka shkuar në 1200. Ndërkohë 900 persona janë vrarë në Gaza nga sulmet ajrore. Në total bëhet fjalë për 2100 viktima nga të dyja palët.

◼Kreu i Autoritetit Palestinez të Energjisë thotë se termocentrali i vetëm i Gazës do të mbetet pa karburant sot.

◼Më herët gjatë kësaj jave, Izraeli njoftoi rrethimin e Gazës, duke ndërprerë furnizimet e saj me elektricitet, karburant dhe ujë.

◼Sipas asaj që shkruan BBC, një gjeneral izraelit është shprehur se në një fshat janë gjetur të vrarë fëmijë në dhomat e tyre të gjymit. Disa ushtarë janë shprehur se disa prej viktimave u ishin prerë kokat.


Lexo gjithashtu
Total
0
Share