Izraeli sfidon sot Kosovën/ Kapiteni Dasa: Luajmë futboll për të lumturuar popullin tonë në luftë

Izraeli ka udhëtuar drejt Prishtinës për të sfiduar mbrëmjen e sotme në orën 20:45 Kosovën në ndeshjen e tyre kualifikuese të Euro2024. Një takim që vlen shumë jo vetëm për pozitat në renditje, por 3 pikëshi do të sillte lumturi për popullin e Izraelit. Kapiteni i kombëtares, Dasa tha se ai dhe shokët e tij të skuadrës ‘nuk kishin frikë’ pas udhëtimit në Kosovë dhe se shanset ekzistojnë për momentin për të arritur një qëllim të madh, duke iu referuar kualifikimit të mundshëm.

“Kemi të gjitha kushtet për tu ndjerë rehat, por gjithashtu nuk kemi frikë. Ne jemi populli i Izraelit, kemi arritur këtu për të luajtur dhe për të përfaqësuar vendin tonë, jemi plot besim. Sigurisht që shanset ekzistojnë për momentin, për të arritur një qëllim të madh, i cili do t’i japë pak lumturi popullit tonë. Kemi ardhur për të luajtur futboll dhe përfaqësojmë vendin tonë”.

Prani e madhe e policisë është parë rreth stadiumit në Prishtinë dhe njësitë speciale kanë përcjellë ekipin nga hoteli për seancën stërvitore. Më shumë njësi speciale u vendosën rreth hotelit të ekipit në periferi të kryeqytetit. Izraeli e ka njohur Kosovën si shtet sovran në vitin 2020 dhe të dyja vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike. Izraeli është i treti në Grupin I të fazës kualifikuese për Euro 2024, pas Rumanisë dhe Zvicrës. Skuadra synon të arrijë në Kampionatin e tyre të parë Evropian që kur u bë anëtare e plotë e UEFA-s në 1994.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share