Izraeli po përgatitet për një sulm më të madh të Iranit sa ai në prill

Izraeli po përgatitet për një sulm më të madh të Iranit se ai i nisur në prill, transmeton Anadolu.

Për gati dy javë, Izraeli është në pritje të një sulmi nga Irani në përgjigje të vrasjes së shefit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror izraelit KAN, duke rikujtuar sulmin Iranit me qindra mjete ajrore pa pilot dhe raketa në prill, u tha se “Izraeli po përgatitet për një sulm iranian në shkallë më të madhe se ai në prillin e kaluar me mjete ajrore pa pilot”.

Lajmi vuri në dukje se vlerësimet e reja të Izraelit tregojnë se Teherani është i vendosur të nisë një sulm, pavarësisht përshtypjes se Irani është tërhequr përballë presionit politik në ditët e fundit.

“Iranianët planifikojnë të hakmerren dhe të sulmojnë në një shkallë më të madhe se sulmi i natës së prillit të kaluar me dronë që synuan bazat izraelite, duke përfshirë bazën ajrore Nevatim në shkretëtirën Negev”, thuhet në lajm.

Lajmi gjithashtu citoi Ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, i cili tha: “Armiqtë Irani dhe Hezbollahu po kërcënojnë të na dëmtojnë në mënyra që nuk kanë bërë në të kaluarën. Ne kemi mundësi të mëdha. Shpresoj se nuk do të ketë luftë në fronte të tjera”.

Në rajon tensioni u rrit pas sulmit ajror që Izraeli ndërmori në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, ndaj Fuad Shukr, një prej komandantëve të lartë të Hezbollahut dhe vrasjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran.

Kundër Tel Avivit janë bërë kërcënime për hakmarrje nga Irani dhe Hezbollahu libanez, të cilët e kanë mbajtur Izraelin përgjegjës për vrasjen e Haniyeh.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share