Mbi 550 raste me linë e majmunëve në botë

Më shumë se 550 raste të konfirmuara me linë e majmunëve janë raportuar që nga fillimi i shpërthimit të kësaj epidemie. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se shfaqja e papritur e lisë së majmunëve në shumë vende në të njëjtën kohë sugjeron se mund të ketë pasur transmetim të pazbuluar për disa kohë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kreu i OBSH-së është shprehur se simptomat e lisë së majmunit zakonisht janë të lehta dhe largohen me kalimin e kohës, por virusi mund të jetë i rëndë në disa raste. OBSH po u kërkon vendeve të prekura të forcojnë mbikëqyrjen, pasi ka të ngjarë të konfirmohen edhe më shumë raste në të ardhmen.

Drejtori i urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan ka deklaruar se lia e majmunëve mund të përhapet edhe më shumë në popullatë.

Ndërsa ndryshimi i klimës kontribuon në ndryshimin e shpejtë të kushteve të motit si thatësira, kafshët dhe njerëzit po ndryshojnë sjelljen e tyre të kërkimit të ushqimit. Si rezultat, sëmundjet që zakonisht qarkullojnë te kafshët po kalojnë gjithnjë e më shumë te njerëzit. Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë ngritur alarmin se lia e majmunëve duket se po përhapet nga personi në person në Angli.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë të ditur se sëmundja virale zakonisht e lehtë, e cila është endemike në Afrikën perëndimore dhe qendrore, kuptohet se përhapet përmes kontaktit të ngushtë. Deri në fillim të majit, rastet rrallë shfaqeshin jashtë Afrikës dhe zakonisht lidheshin me udhëtimin për atje.

Deri më tani, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka kryer kontrolle në klubet e natës sidomos në ato që frekuentohen nga homoseksualët. Po ashtu saunat dhe aplikacionet që përdoren për takimet mes njerëzve gjithashtu po hetohen.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share