Izraeli godet objektivat në të gjithë Gazën

USHTRIA AMERIKANE RRËZON NJË RAKETË TË HEDHUR NGA HOUTHI, POR PA SHKAKTUAR DËME APO VIKTIMA

Sulmet izraelite goditën mbarë Gazën, duke vrarë 132 palestinezë në 24 orët e fundit. Hamasi transmetoi video  të tre pengjeve izraelite dhe i kërkoi Izraelit të ndalojë ofensivën e saj ajrore dhe tokësore që do të mundësonte lirimin e tyre. Ushtria amerikane sërish rrëzoi një raketë të hedhur drejt anijeve të saj luftarake nga një zonë e drejtuar nga Houthi në Jemen

Forcat izraelite bombarduan objektivat në jug, veri dhe qendër të Gazës duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë  përpara një njoftimi të pritshëm nga Hamasi për fatin e tre izraelitëve të mbajtur peng nga grupi militant palestinez.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

67 palestinezë u vranë dhe të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis, ku u raportuan gjithashtu edhe përleshje te ashpra mes militantëve palestinezë dhe forcave izraelite.  Në vetëm 24 orët e fundit janë vrarë 132 palestinezë dhe janë plagosur qindra të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurëve në mbi 24 mijë. Komunikimet në të gjithë Rripin e ngushtë bregdetar të Gazës mbetën të ndërprera për të katërtën ditë radhazi.

Tre pengjet janë në mesin e rreth 240 të kapurve nga militantët islamikë të Hamasit gjatë sulmi të 7 tetorit. Hamasi transmetoi video një ditë më parë të tyre dhe i kërkoi qeverisë izraelite të ndalojë ofensivën e saj ajrore dhe tokësore që do të mundësonte lirimin e tyre.

Videoja pa datë 37 sekonda e Noa Argamanit, 26 vjeç, Yossi Sharabi, 53 vjeç dhe Itai Svirsky, 38 vjeç, përfundoi me mbishkrimin: “Nesër (e hënë) do t’ju informojmë për fatin e tyre”.

Me rritjen e frikës për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, ushtria amerikane  rrëzoi një raketë të hedhur drejt anijeve të saj luftarake nga një zonë e drejtuar nga Houthi në Jemen. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme në incidentin. Ai pason një seri sulmesh ajrore amerikane dhe britanike ndaj objektivave Houthi në Jemen javën e kaluar që kanë tërhequr kërcënime për një

Ndërkaq Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps ka diskutuar sulmet SHBA-Britani e Madhe ndaj Houthis në Jemen  duke thënë se këto ishin për të parandaluar sulme të mëtejshme mbi anijet në Detin e Kuq. Ai u shpreh se lidhja midis Iranit dhe Houthis është shumë e qartë, ndërsa theksoi se SHBA-ja dhe Britania e Madhe u dhanë Houthive “çdo paralajmërim të mundshëm për të hequr dorë nga sulmet”, me mesazhe “direkte dhe indirekte” por pavarësisht kësaj  grupi rebel zgjodhi ta injoronte atë.

PAMJET: REUTERS

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share