Izraeli godet objektivat e Hezbollahut

Izraeli është hakmarrë duke goditur objektivat e Hezbollahut në Liban pasi grupi militant vrau nga një sulm me raketa 12 persona, mes tyre fëmijë e të rinj që luanin në një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit të kontrolluara nga Tel Avivi.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se raketa u hodh nga grupi militant libanez Hezbollah por grupi i mbështetur nga Irani mohon çdo përfshirje në sulm.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për hakmarrje kundër Hezbollahut menjëherë pas sulmit të së shtunës, duke thënë se grupi do të paguante një çmim të rëndë. Sulmi ndodhi në një fushë futbolli në fshatin Druze të qytetit Majdal Shams me një raketë e cila sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite Daniel Hagari është prodhuar nga Irani

Izraeli pushtoi Lartësitë e Golanit nga Siria gjatë luftës në Lindjen e Mesme në 1967 dhe i aneksoi ato në 1981.Që nga nisja e luftës në Gazë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë kryer sulme të ndërsjella të përditshme.

Nga fillimi i tetorit, sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 450 vetë, shumica anëtarë të Hebzbollahut, por po ashtu rreth 90 civilë. Nga pala izraelite janë vrarë 21 ushtarë dhe 13 civilë.

Shtetet e Bashkuara , të cilat kanë bërë përpjekje diplomatike që synojnë de-përshkallëzimin e konfliktit përtej kufirit libanez-izraelit, e dënuan sulmin dhe deklaruan se mbështetja e Uashingtonit për sigurinë e Izraelit mbetet e palëkundur kundër të gjitha grupeve terroriste të mbështetura nga Irani, duke përfshirë Hezbollahun libanez.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share