Donald Trump largohet nga gjykata, nuk bën asnjë koment

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga gjykata e Manhattanit rreth 2 orë pasi mbërriti aty ku u njoh me 34 akuzat dhe është zyrtarisht nën arrest, por jo në paraburgim.

Pas daljes nga gjykata, Donald Trump nuk bëri asnjë koment. Ish-Presidenti u fut brenda makinës dhe u largua së bashku me eskortën policore që e shoqëron.

Brenda gjyqit ai deklaroi se është i pafajshëm. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share