Izet Mexhiti: Kemi fakte se kush është takuar me Nikolla Gruevskin në Budapest

Kreu i LD-së, Izet Mexhiti në Klan Debat theksoi se ka fakte se dikush nga BDI është takuar në Budapest me Nikolla Gruevskin. I pyetur për përgjigjen e Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani ndaj pyetjes së LD-së, ku aludohej për një takim mes Osmanit dhe Gruevskit, Mexhiti u përgjigj se kjo nuk ishte përgjigje e sinqertë.

“Pse askush në Maqedoni nuk ka dilemë se ndonjë i LSDM-së është takuar me Nikolla Gruevskin? Pse, shqiptarë e maqedonas, të gjithë subjektet dhe mediat, dilemat apo bindjet i kanë se linku me Gruevskin është BDI me eksponentët më të lartë të saj”, tha mes tjerash Mexhiti, përcjell KlanM.

Deklarata e plotë e Mexhitit për këtë çështje në videon e shkurtër më poshtë!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share