Ish-futbollisti i Hajdukut të Splitit dhe Jugosllavisë së dikurshme, Ivica Shurjak, vlerëson se VAR-i është epërsi për futbollin. Sipas tij, nëse do të ishte në të kaluarën, Hajduku do të ishte Kampion Evrope.
“VAR-i është një epërsi e madhe në futboll. Sikurse të kishte qenë VAR-i me siguri se Hajduku, në kohën time, do të ishte Kampion Evrope, sepse kishim një skuadër fantastike dhe në disa ndeshje gjysmëfinale me të vërtetë ishim të dëmtuar nga referët” – thotë Ivica Shurjak.