Iu ra shorti me PSG në Kupën e Francës, festë për skuadrën modeste të Revel

Përballja me Paris Saint Germain në turin e 1/32 të Kupës së Francës ishte një gëzim i madhe për skuadrën e kategorisë së gjashtë Revel. Futbollistët po e ndiqni direkt shortin, duke shpërthyer në festë.

Emocione pati edhe te të dërguarit e klubit në sallën ku po hidhej shorti. Këtë sfidë e shikojnë si një mundësi për të treguar cilësitë që kanë kundër 14 herë fituesit të këtij trofeu.

Revel përfaqëson një qytezë me më pak se 10 mijë banorë në jugperëdim të Francës dhe ndeshja me Paris Saint Germain është një eveniment i madh. Kupa e Francës është një turne që mbledh me mijëra ekipe nga turet paraeliminatore.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share