FC Barcelona vajzat 60 fitore radhazi me golaverazh +100

Skuadra e Barcelonës në futboll për femra vijon të shkruajë historinë, teksa me fitoren e fundit 4:0 ndaj Atleticos së Madridit këtë fundjavë, ka prekur kuotën e 60 fitoreve radhazi.

Natyrisht një numër kaq i madh suksesesh radhazi duket i pamundur për t’u ëndërruar, megjithatë vajzat “blaugrana” kanë arritur ta bëjnë realitet, duke konfirmuar dominimin në futbollin e femrave, në Spanjë e Europë.

Këtë sezon skuadra i ka fituar të 25 takimet dhe kryeson me 75 pikë të plota, 16 më shumë se Reali i Madridit dhe Levante që mbajnë vendin e dytë.

Megjithatë katër golat e shënuar ndaj Atletikos, i çojnë vajzat katalane në kuotën e 105 golave të shënuar këtë sezon, teksa kanë pësuar vetëm 5 dhe kanë një golaverazh prej +100.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share