Italia goditet nga moti i keq

Përmbytje e rrëshqitje toke në rajonet veriore e qendrore

Një valë stuhish shiu ka goditur rajonet veriore e qendrore të Italisë paraditen e kësaj të Enjteje, duke shkaktuar përmbytje rrëshqitje toke dhe dëme të shumta materiale.

Rrëshqitjet e tokës në zonën pranë liqenit të Komos mbuluan me gurë dhe baltë disa zona të banuara, duke izoluar banorë e turistë të huaj. Energjia elektrike është ndërprerë për mijëra ndërtesa. Erërat e forta shkaktuan vorbulla ajri si kjo që është filmuar në periferi të Romës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Deri më tani nuk flitet për viktima apo të zhdukur. Megjithatë, ekipet e emergjencës po punojnë për tu ardhur në ndihmë banorëve të izoluar, ndërsa pritet që situata të përkeqësohet në fundjavë.

Vala e motit të keq me rrebeshe e përmbytje është shtrirë edhe në Gjermani, Çeki e Austri.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share