Franca “në flakë” nga revoltat për pensionet

Qeveria franceze planifikon rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç

Për të disatën herë , qytetet franceze u përfshinë nga protestat kundër reformës së pensioneve.
Protestues të indinjuar me pankarata në duar shprehën zemërim ndaj planeve të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

“Është hera e dhjetë që vij për të protestuar, për të refuzuar për të punuar deri në moshën 64 vjeç. Nuk ndihem i prekur drejtpërdrejt, sepse aktualisht jam pensionist por ndjej empati në një botë ku të gjithë mendojnë vetëm për veten e tyre, ndaj është mirë të jesh këtu dhe të tregosh solidaritet. Protestat janë intensifikuar që kur qeveria përdori kompetenca të veçanta kushtetuese për të anashkaluar parlamentin në një votim përfundimtar mbi projektligjin e pensioneve pothuajse dy javë më parë, duke sjellë skena kaosi.”

Por për këto skena dhune disa protestues fajësojnë forcat e rendit. Ne protestuam javën e kaluar. Gjithçka po shkonte mirë, derisa forcat e policisë filluan të bëheshin të dhunshme. Para kësaj, gjithçka ishte në rregull, ne po marshonim, me muzikë. Për mendimin tim, shpesh herë dhuna fillon të shfaqet sapo policia forcat fillojnë të hedhin gaz lotsjellës.

Ndërsa në qytetin Rene protestuesit i vunë flakën disa barrikadave të improvizuara. Djegja e këtij mjeti në qëndër të një aks rrugor bllokoi qarkullimin e automjeteve për dy orë. Presidenti Emmanuel Macron, deklaron se reforma e pensioneve është e nevojshme për të mbrojtur financat në vend por sindikatat dhe partitë opozitare thonë se ka mënyra të tjera për ta bërë këtë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share