Itali – Maqedoni 5:2

Pas 90 minutave lojë në stadiumin Olimpiko të Romës ku të ishin mbi 60 mijë tifozë në mesin e të cilëve afro 1000 nga Maqedonia e Veriut rezultati përfundimtar mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut mbeti 5-2 (3-0)

Në pjesën e pare të lojës ishin vendasit të cilët dominuan në terren të gjelbërt duke krijuar disa raste për të shënuar, megjithatë rezultati u hapë në minutën e 17-të kur pas një krosimi nga Raspadori, futbollisti Darmiani ishte më gjindshëm në tollovinë e krijuar dhe ariti të dërgon topin në rrjetin e portës së Dimitrievskit për epërsinë 1-0 për Italinë.

Në minutën e 39-të referi akordoi penalti për Italinë pasi që Serafimov luajti me dorë në zonën e ndaluar, mirëpo portieri Dimitrievski arriti të mbron goditjen e Jorginjos. Vetëm dy minuta më pas Italia kalon në epërsi 2-0 me golin e Chiesa me godita nga 17 metra . Po i njëjti lojtar shënoi golin e tij të dytë në minutën shtesë të pjesës së parë. Pjesa e parë përfundoi 3-0 për Italinë

Në pjesën e dytë pas një krosimi të Alioskit, Jani Atanasov i cikli hyri në vend të Arian Ademit shënoi gol për Maqedoninë e Veriut. Në minutën e 74’, pas asistimit të Enis Bardhit , Jani Atanasov përherë të dytë mposhti porterin Italian Donnarumma duke zbutur rezultatin 3-2.

Kur pritej që Maqedonia e Veriut të befason ekipin vendas, në minutën e 81-të, Raspadori shënon golin e pare të tij dhe të katërtin për Italinë. Golin e dhe të fundit për rezultatin 5-2 u kujdes Dimarco në minutën e 90 + 3’)

Golashënues: Darmiani (17’), Chiesa (41’ dhe 45+3’), Raspadori (81’), Dimarco (90 + 3’) për Italinë, ndërsa Jani Atanasov (52’, 74’) për RMV-nē.

Stadiumi “Olimpiko’ në Romë

Shikuesmbi 60.000

Refer: Felix Zwayer Gjermani

Ekipet luajtën me këto formacione:

Italia: Donnarumma G, Darmian, Gatti, Acerbi, Dimarco, Barella, Jorginjo, Bonaventura(Fratesi), Berardi (El Shaarawy), Raspadori (Scamacca), Chiesa (Zaniolla), Barella (Cristante), Darmian

Seleksionues: Luçiano Spalleti

Maqedoni e Veriut: Dimitrievski, Manev (Ashkovskji), Serafimov, Musliu. Dimovski, Elezi (Alimi), Ademi (Atanasov), Alioski, Bardhi, Elmas (Çurlinov), Miovski (Ristovski)

Seleksionues: Bllagoja Milevski

Në ndeshjen tjetër të gripit C, Anglia mundi Maltën 2-0. Pas ndeshjeve të raundit të shtatë, Anglia kryeson me 19 pikë, para Italisë që 13 pikë aq sa ka edhe Ukraina n♪7 pozitën e tretë. Maqedonia e Veriut, mbetet në pozitën e katërt me 7 pikë, ndërsa Malta është e fundit me 0 pikë. Në raundin e fundit më 20 nëntor takohen: ukraina – Italia dhe Maqedonia e Veriut – Anglia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share