ISHP: Ulje për 22.7% e rasteve të reja me covid-19

NËPËR SPITALE MJEKOHEN 125 COVID-PACIENTË

Në periudhën nga 15 deri më 21 Gusht janë regjistruar 2.686 raste të reja positive me COVID-19 në 34 qytete të vendit, me ulje prej 22.7% në krahasim me javën paraprake – thonë të dhënat e raportit javor të ISHP-së. Konform këtyre të dhënave më e prekur ka qenë grupmosha mbi 60 vjec.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 3.197 pacientë ose 14.6% më pak se java e kaluar. Janë regjistruar 20 raste të vdekjeve, më shumë në Ohër – 5.

Gjatë javës së kaluar janë hospitalizuar 28 pacientë, kurse për momentin nëpër spitale mjekohen 125 pacientë me COVID-19.

Deri më 21 Gusht, të paktën me një dozë, janë vaksinuar 875.486 persona apo 47.7% e popullatës së përgjithshme, me dy doza 856.527 apo 46.6%

Dozën e tretë të vaksinës anti-covid e kanë vetëm 8.8% e popullatës së përgjithshme në vend.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share