Ish-ushtarakët amerikanë pohojnë ekzistencën e UFO-ve

Sipas tyre SHBA mban të fshehtë një program që zbërthen anën inxhinierike të këtyre objekteve

Shtetet e Bashkuara po mbajnë të fshehtë prej shumë kohësh një program që zbërthen anën inxhinierike të objekteve ajrore të paidentifikuara, tha në një seancë dëgjimore në Kongres një ish-punonjës zbulimi i Forcave Ajrore amerikane.

Ryan Graves, ish-pilot i Marinës: Objektet e paidentifikuara janë në hapësirën tonë ajrore. Këto pamje që shihni nuk janë të rralla ose të izoluara. Ushtarakët, ekuipazhet ajrore dhe pilotët komercialë, vëzhguesit e trajnuar janë shpesh dëshmitarë të këtyre fenomeneve. Zyrtarët e  qeverisë sonë janë të vetëdijshëm për praninë e tyre, por informacioni për ato mbahet i fshehur. Që nga viti 2021, të gjitha videot e UFO-ve klasifikohen si sekrete. Ky nivel sekreti nxit spekulime dhe mosbesim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Para Kongresit ata i bënë thirrje qeverisë që të jenë më transparent në lidhje me praninë e këtyre objekteve pasi janë një kërcënim për sigurinë kombëtare. Ish-komandanti David Fravor thotë se kishte regjistruar në brigjet e Kalifornisë një fluturim të një objekti, të njohur si “Tic-Tac”.

“Po, ato janë një kërcënim. Teknologjia është përtej çdo gjëje që kemi. Në 2004 regjistruam objektin që fluturonte. Nuk është shaka. Është një çështje e sigurisë kombëtare, pasi UFO që identifikuam në atë vit çaktivizoi plotësisht radarin në aeroplan. Ky është një shqetësim”, tha ai.

Ata u shprehën gjithashtu se ka të ngjarë që SHBA-të të ketë qenë në dijeni të aktivitetit “jo-njerëzor”, ndërsa prej kohësh Pentagoni i ka mohuar pretendimet.

Javën e kaluar zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby u shpreh se UFO-t janë një çështje e sigurisë kombëtare që ia vlen të rishikohet dhe në disa raste këto dukuri kanë ndikuar në trajnimin ushtarak të pilotëve.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share