Ish-kryeministri finlandez fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Alexander Stubb do të përballet me ish-ministrin e Jashtëm Pekka Haavisto muajin e ardhshëm

Ish-kryeministri Alexander Stubb fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Finlandës dhe do të përballet me ish-ministrin e Jashtëm Pekka Haavisto, në balotazhin e muajit të ardhshëm pasi asnjë nga nëntë kandidatët në votimin e së dielës nuk mori më shumë se 50% të votave të hedhura.

Me të gjitha votat e numëruara, Stubb kryesoi raundin e parë me 27.2% të votave, ndërsa Haavisto, doli i dyti me 25.8%.

Rreth 4.5 milionë votues me të drejtë vote zgjodhën një pasardhës nga nëntë kandidatë për të zëvendësuar presidentin jashtëzakonisht popullor Sauli Niinistö, mandati i dytë gjashtëvjeçar i të cilit skadon në mars.

Presidenti në  Finlandë drejton politikën e jashtme dhe të sigurisë në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe përfaqëson vendin në takimet e NATO-s, duke vepruar gjithashtu si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Mbrojtjes Finlandeze.

Presidenti i ri i Finlandës do të kujdeset për mbajtjen e marrëdhienve miqësore me Rusinë.

Finlandezët janë të  zemëruar nga agresioni rus në Ukrainë dhe janë të shqetësuar për një rritje të emigrantëve që mbërrijnë në Finlandë nëpërmjet Rusisë, gjë që bëri që vendi nordik të mbyllte të gjithë kufirin e tij prej 1,340 km.

Menjëherë,pas luftës vendi nordik aplikoi për tu anëtarësuar në NATO dhe u pranua në aleancën ushtarake vitin e kaluar, duke i dhënë fund shtatë dekadave të mos-angazhimit ushtarak.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share