Ish-gazetarja shqiptare: Turqia u zgjua me lajmin më të trishtë të mundshëm

“KAM PËRJETUAR NJË TËRMET TË KËSAJ GRADE, I DI VUAJTJET E TË PREKURVE”

Ish-gazetarja e RTSH-së, Linda Kalemi, e cila jeton dhe vepron në Stamboll, në emisionin e mëngjesit “Happy Day”, ka përcjellë reagimet e para pas tërmetit katastrofal që goditi Turqinë.

Jam nga personat e paktë që ka përjetuar një tërmet të kësaj grade – tha për ‘Happy Day” ish-gazetarja e RTSH-së, Linda Kalemi, duke thënë se në vitin 1999 ka qenë dëshmitare e një lëkundjeje tërmeti në Stamboll. Sipas saj, Turqia, këtë të hënë është zgjuar me lajmin më të trishtë të mundshëm.

“Jemi zgjuar keq, e gjithë Turqia jemi zgjuar keq sepse është koha  shumë e keqe  shumë ftoftë. Nëse tërmeti në verë përballohet më ndryshe, kjo situatë tepër e ftohtë me borë dhe me rreshje shirash është vërtet një katastrofë për ata familjarë qoftë edhe ata  që janë nën gërmadhat e që akoma po nxirren, qoftë edhe për të afërmit e tyre që janë rrotull gërmadhave qoftë edhe për ato të plagosurit apo ata që duan të ndihmojnë” – tha Linda Kalemi, ish gazetare e RTSH-së.

Linda Kalemi, për Klan Maqedoni, tha se sipas AFAD, që është një institucion shtetëror goxha I trajnuar në ndihmë të fatkeqësive natyrore, lëkundjet e tërmetit kanë shkuar deri në 7.8 gradë, kurse autoritetet e Turqisë menjëhera kanë marrë masat emergjente.

“Ministri i Brendshëm Sojlu, sapo ka dhënë alarmin se ky nivel fatkeqësie është në Nivelin 4, që përfshinë edhe ndihmën ndërkombëtare. Po punohet gjithandej për të thirrur ndihmat, por besoj se Turqia mund t`ia dalë edhe e vetme, pasi kanë shumë mjete por edhe organizim të shkëlqyer” – tha Linda Kalemi, ish gazetare e RTSH-së.

Ish-gazetarja e RTSH-së, Linda Kalemi, tha për “Happy Day” se pavarësisht se Stambolli është rreth 1.400 kilometra larg epiqendrës së tërmetit, tashmë ka nisur mobilizimi I qytetarëve dhe organizatave humanitare, pasi sipas saj, mënyra e organizimit në Turqi është kluturë në vete, që nuk e gjen në vende tjera të botës.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share