Sekretari Blinken thirrje urgjente Kurtit dhe Vuçiq për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bisedoi sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për të nxitur uljen e përshkallëzimit të menjëhershëm të tensioneve në veri të Kosovës.

Në telefonatën e tij me kryeministrin Kurti, sekretari Blinken përsëriti thirrjen që kryetarët e tre komunave të dalë nga zgjedhjet e 23 Prillit, të bojkotuara nga partitë serbe, të punojnë nga vende alternative. Në komunat veriore qytetarët serbë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendosjen në zyrat komunale të kryetarëve shqiptarë.

Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për planin trepikësh të BE-së dhe i kërkoi Serbisë që të ndërmarrë menjëherë hapa për të zbatuar angazhimet e saj sipas marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve./VOA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share