Ish drejtori i Onkologjisë Vasev është liruar nga aktakuza për rastin në vitin 2018

GJYKATA: NUK ËSHTË DËSHMUAR SE TË AKUZUARIT JANË FAKTOR PËR PUNË TË PAKUJDESSHME

Ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe dy mjekët Igor Stojkovski dhe Marija Simonovska, janë liruar nga akuza për punë të pakujdesshme gjatë shërbimit më lidhje me lëndën që zhvillohej kundër tyre nga viti 2021, me padi penale të një pacienti të vdekur në vitin 2018.

Sipas raportimit të agjencisë MIA, gjykatësja Sllavica Naumovska në shqiptimin e aktgjykimit të Gjykatës Penale, tha se të akuzuarit Nikolla Vasev, Igor Stojkovski dhe Marija Simonovska lirohen nga akuza, pasi nga dëshmitë e paraqitur gjatë procedurës, nuk është dëshmuar vepra për të cilën ngarkohen.

“Prokurori publik nuk ka arritur ta dëshmorë gjatë gjykimit kohën e saktë të kryerjes së veprës dhe mënyrën”, tha Sllavica Naumovska, gjykatëse.

Sipas aktakuzës, Vasev si drejtor i Klinikës së Onkologjisë nuk ka miratuar që t’i jepet terapi adekuate një pacienti me melanon, në periudhën prej muajit janar deri në shtator në vitin 2018. Në nëntor të vitit të njëjtë, familjes së pacientit u ka thënë që vet të furnizojnë barna nga shteti fqinj. Prokuroria pretendonte se, pacienti nuk ka marrë terapi në periudhën prej disa muajsh në vitin 2018 në Onkologji, pas çka ka vdekur.

Prokuroria paralajmëroi ankimim të aktgjykimit./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share