iPhone 15 në dyqan?

Këto pamje vijnë nga një qendër tregtare në Dubai.

Dalja në treg e iPhone 15 çoi në kaos në këtë vend, pasi njerëzit u përfshinë një shtyrje masive, teksa prisnin për të shtënë në dorë modelin e ri.


Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë.

Pamjet tregojnë sesi klientët shtyjnë njëri-tjetrin jashtë një dyqani në qendrën tregtare, një nga më të mëdhatë në botë. Në një tjetër moment, njerëzit mund të shihen edhe teksa rrëzohen përtokë.

Me mijëra raportohet se qëndruan në radhë nëpër botë, për të pasur mundësinë që të ishin të parët që do të mund të blinin iPhone-in e ri me vlerë 799 dollarë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share