Investim për të ardhmen! PSG blen Gonçalo Ramos

Pavarësisht se merkatoja ende nuk ka nisur, Paris Saint-Germain e ka bërë një investim për të ardhmen.Klubi parizien njoftoi transferimin e përhershëm të Gonçalo Ramos, i cili u huazua verën e kaluar nga Benfica.

Sulmuesi portugez do të qëndrojë në “Parc de Princes” deri në verën e 2028-ës.  Në marrëveshjen mes të dyja klubeve u vendos një klauzolë ku PSG mund ta blinte futbollistin nëse pagonte shumën e 65 mln eurove, shto këtu edhe 15 mln të tjera si bonuse.

Mendohet se akordi për blerjen e sulmuesit portugez do të shkojë deri në 80 mln euro.  Në 15 takime të luajtura, futbollisti 22 vjeçar ka realizuar dy gola.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e klubit besojnë te potenciali i portugezit dhe e shikojnë atë si pjesë të rëndësishme të projektit të tyre për të ardhmen.

Klan News

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share