Sulmuesi portugez do të qëndrojë në “Parc de Princes” deri në verën e 2028-ës. Në marrëveshjen mes të dyja klubeve u vendos një klauzolë ku PSG mund ta blinte futbollistin nëse pagonte shumën e 65 mln eurove, shto këtu edhe 15 mln të tjera si bonuse.
Mendohet se akordi për blerjen e sulmuesit portugez do të shkojë deri në 80 mln euro. Në 15 takime të luajtura, futbollisti 22 vjeçar ka realizuar dy gola.
Pavarësisht kësaj, drejtuesit e klubit besojnë te potenciali i portugezit dhe e shikojnë atë si pjesë të rëndësishme të projektit të tyre për të ardhmen.
Klan News