NBA: Miami mundi Philadelphian 119 – 113, Phoenix humb nga Dallas 114 – 128

Dy ndeshjet e zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, sollën fitore për ekipet e Miamit dhe Dallas. Miami para tifozëve  vendas mundi ekipin e Philadelphias me rezultat 119-113.  

Basketbollisti vendas Jaime Jaquez Jr.  me 31 pikë, 10 kërcime e 1 asist ishte më i mire në këtë takim, ndërsa tek ekipi mysafirë e dallua Tobias Harris i cili realizoi 27 pikë, 7 kërcime e 6 asiste. Pas  kësaj  fitoreje të rëndësishme Miami pozicionohet e pesta në lindje me 18 fitore e 12 humbje.

 Në ndeshjen me interesante të ditës së sotme mes Poenix-it dhe Dallas fitues dolën mysafirët me rezultatin e sigurtë 114-128. Te skuadra fituese edhe kësaj  radhe në qendër të vmendjes ishte slloveni Luka Donçiq i cili realizoi 50 pikë, 6 kërcime e 15 asiste, ndërsa te  vendasit  me lojë të mire dhe efikase u dallua Grayson Allen duke shënuar 32 pikë, 4 kërcime e 4 asiste. Ekipi I Dallas me 18 fitore e 12 humbje  aktualisht mban pozitën e pestë në Konferencën Perëndim. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share