Në pritje të ndeshjes me Sllavan Bratisllava për faqen zyrtare të ekipit Struga Trim Lum, trajneri Qatip Osmani ka bërë një përmbledhje të gjitha asaj që ka ndodhur me ekipin gjatë fazës përgatitore, ndeshjet kontrolluese si dhe përforcimet e reja por edhe për kundërshtarin e turit të parë eliminatorë në Ligën e Kampionëve
Trajneri Qatip Osmani ka mbetur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve për gjatë fazës së përgatitjeve, ku kemi zhvilluar edhe katër ndeshje kontrolluese.
Edhe pse në disa momente, në disa prej ndeshjeve skuadra ka hasur edhe në disa gabime, strategu ynë beson se deri në ditën e zhvillimit të ndeshjes, edhe ato pak gabime do të evitohen dhe se të gatshëm do të futemi përballë Sllovan Bratislava.
-Për fazën përgatitore trajneri Osmani thotë se kanë realizuar at që e kishin në plan program dhe mendon se ekipi është i gatshëm për sfidat e ardhshme.
“Gjatë fazës përgatitore kundrejt stërvitjeve që kishim, neve kemi zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, e ku për qëllim kishim përgatitjen fizike të skuadrës. Në përgjithësi jam i kënaqur nga angazhimi i futbollistëve si në seancat stërvitore, ashtu edhe në ndeshjet që kemi zhvilluar, ndaj mendoj se të gatshëm presim ndeshjen e parë me Sllovan Bratislavën.”
-Sa i përket ndeshjeve kontrolluese trajneri Osmani tha se nëpër gjithësi shprehet I kënaqur me angazhimin e lojtarëve
“Sa u përket ndeshjeve miqësore, kemi parë që kemi bërë edhe gabime që shfaqen edhe vetvetiu për shkak lodhjes dhe periudhës jo aq të përshtatshme për ndeshje futbolli. Më gëzon fakti që lojtarët kanë dhënë maksimumin edhe në këto ndeshje miqësore, duke mos e ulur aspak intensitetin e punës. E gjithë kjo vetëm e vetëm sa më të gatshëm të presim duelin me Sllovan Bratislava.”
Për prurjet e reja në afatin kalimtar të verës Osmani thotë se është tepër I kënaqur me cilësinë që kanë ata
“Jam i kënaqur me angazhimin si nga futbollistët e ri, ashtu edhe nga ato që veçmë i kemi pasur në skuadër. Sa u përket përforcimeve të reja, mund të them se jam shumë i kënaqur me angazhimin e tyre dhe dua të falënderojë kryesinë për këtë punë të shkëlqyer dhe mundësinë të punojmë me futbollistë profesionistë. Disave prej tyre ende ju nevojitet kohë, mirëpo në përgjithësi edhe ata me profesionalizmin që kanë në zemër, janë munduar në maksimum që të ambientohen me rrethin dhe skuadrën në përgjithësi, ashtu që mendoj se mund të arrijmë shumë gjëra të mira si skuadër.”
-Duke u ndalur për kundërshtarin e turit të pare në eliminatoret e Ligës së Kampionëve ekipin Sllovan Bratislava, trajneri Osmani është i vetëdijshëm për cilësinë e tyre por do të mundohen të japin më të mirën e tyre
“Sigurisht që e kemi analizuar kundërshtarin, kemi informata edhe nga ndeshjet e tyre miqësore të këtij edicioni, të disa prej ndeshjeve nga sezoni i fundit në kampionat, por edhe sezonit të kaluar në Evropë. Nuk duhet shumë fjalë harxhuar për kundërshtarin që kemi përballë, ata janë një skuadër shumë e mirë, një skuadër që gjithnjë luan në Evropë, shumë herë kampion i Sllovakisë, megjithatë edhe neve kemi kualitetet tona, dhe përmes asaj që posedojmë dhe dimë ta bëjmë më së miri, do të mundohemi që në Bratislavë të nxjerrim një rezultat pozitiv, që do na jepte më shumë shpresa për ndeshjen e kthimit këtu në Ohër.”
Ndeshjen Sllovan Bratisllava – Struga Trim Lum, do të zhvillohet në stadiumin Tehelné pole në Bratislavë , më 10 korrik me fillim në 19:00, ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet më 17 korrik me fillim në ora 17:00 në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.