Interi përgatitet për revolucion, vetëm 8 lojtarë kanë të sigurt qëndrimin sezonin e ardhshëm

Dy sezone radhazi pa titullin e Scudettos kanë bërë që drejtuesit e klubit të reflektojnë dhe të planifikojnë një revolucion.

Sipas mediave italiane, zikaltërit kanë në fakt një grup i cili përbëhet nga lojtarë që quhet e ardhmja e ekipit, edhe pse ndonjë ofertë tunduesëe do të vendoste në pikëpyetje këdo aty. Deri më tani, vetëm 8 lojtarë janë pjesë e këtij grupi të cilët do të përbëjnë bërthamën e skuadrës.

Onana, Dimarco, Darmian, Asllani, Mkhytarian, Calhanoglu, Barella dhe Lautaro në krye, janë lojtarët të cilët shihen si brumi për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, pritet të jetë lideri i ri i klubit, pasi ai do të marrë shiritin e kapitenit.

Sa i përket largimeve, 6 lojtarë janë të sigurt, priten vetëm ofertat. Handanovic, D’Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Bellanova dhe Dumfries, të cilët po bëjnë gati valixhet.

Skriniar do të largohet në fund të sezonit në drejtim të PSG-së, pasi sllovaku ka arritur akordin personal me klubin francez. Bellanova nuk do të blihet nga Cagliari, ndërsa holandezi Dumfries do të jetë një i sakrifikuar për të mbushur arkat. Pjesës tjetër u skadon kontrata dhe nuk u është ofruar rinovimi. Gjithashtu, ata që nuk janë përmendur, nuk janë të paprekshëm, pasi Interi po pret ofertat e duhura për t’i larguar. De Vrij, Brozovic dhe Dzeko janë disa emra të mëdhenj aktual të skuadrës, por ata mund të largohen për një shifër të mirë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share